Pavarësisht rrymës muzikore, të gjithë kemi një playlist me këngët e preferuara. Dhe një studim i ri ka treguar se të mbash kufje me muzikë teksa vrapon ose stërvitesh, ndihmon shumë në aspektin e shëndetit mendor. Sipas studimt në Universitetin e Edinburg, të dëgjuarit muzikë gjatë vrapimit mund të përmirësojë performancën e një personi kur ndihet i lodhur mendërisht.
Ata që dëgjuan një listë këngësh të vetë-zgjedhur ndërsa vraponin, pasi përfunduan punën apo pas një situate stresuese, performuan në të njëjtin nivel me ata që nuk ishin të lodhur mendërisht. Studiuesit thonë se këto rezultate mund të ndikojnë në përmirësmin e gjendjes së shëndetit mendor.
Doktor Shaun Phillips thotë: ‘Gjetjet tregojnë se dëgjimi i muzikës të vetë-zgjedhur mund të jetë një strategji e dobishme për të ndihmuar njerëzit aktivë të përmirësojnë aftësinë e tyre të drejtimit dhe performancën kur ndihen të lodhen mendërisht’.
Megjithatë ai shton se do duhen të tjera studime për të patur gjetje më të plota.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.