Fakt interesant: Recetën e këtij çaji e ka dhënë Grace, mamia e fëmijëve të Kourteney. Çaji me përbërës organik synon të rrisë imunitetin. Ai kombinohet me shafran dhe xhinxher. Është i përshtatshëm për t`u konsumuar në mëngjes esëll.
Receta për 2.
Përgatitja për 15 minuta
Përbërësit:
1 litër ujë
1 mollë e kuqe (të ndarë në katër copa)
2 shkopinj kanellë
8 karafila të thatë
¼ e lugës së çajit me shafran
Pak xhinxher
1 tufë mente
1 limon
¼ e lugës së çajit me kardamon
Mjalt
Përgatitja:
Bashko ujin me mollën, kanellën, karafilin, shafranin, xhinxherin, menten dhe kardamonin në një enë të madhe. Shtrydhni gjysmën e limonit në enë, gjysmën tjetër e presim hollë. Vëreni të gjithën të ziejë për 10 minuta, të mbuluar. Shtoni 1 lugë çaji me mjaltë në fund të secilës gotë. Kulloni çajin mbi mjaltë që të tretet.
Dhe, ju bëftë mirë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.