×
  • Extra
  • -->
    Stil

    Recetë dukagjinase për përgatitje të ajvarit

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 14:53

    Shfrytëzoni sezonin e specave dhe domateve dhe filloni përgatitjen e zahireve.


    Në grupin “Maniakë t’Kuzhinës”, Visare Krasniqi e ka treguar mënyrën dukagjinase se si mund të përgatitni ajvar shumë të shijshëm.

    Më poshtë e keni recetën sipas saj:

    Specat i pastroni mirë nga farat dhe pastaj i pastroni prapë. Përmbi ua hidhni një kovë të madhe me ujë të vluar për t’i zbutur. Specat i lini pastaj të ‘kullohen’ për një orë.

    Pas kësaj, i bluani imët.

    Mbi shporet e lini tepsinë që të nxehet dhe, posa të nxehet pak, e hidhni ajvarin e bluar në tepsi.

    E zieni ajvarin në tepsi për 2 orë.

    Gjatë 30 minutave të fundit të zierjes, mbi ajvar i hidhni këta përbërës:

    – 3 filxhanë vaj
    – 2 lugë të gjellës kripë (jo shumë të mbushura)
    – 3 lugë të gjellës sheqer
    – Në fund edhe pak vaj

    Ajvari zihet derisa të ç’kapet nga tepsia dhe derisa yndyra të del pak anash.

    Sipas saj, nga kjo tepsi duhet të nxirrni 1 kilogramë e pak ajvar.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!