Supozohet që gjithkush të jetë mjaftueshëm rehat me partneren sa për të ndarë me të çdo sekret të mundshëm. Po ja që kjo nuk është një botë ideale, sekretet jo e jo. Kështu ekziston diçka akoma më intime se vetë seksi, që burrat preferojnë ta mbajnë të fshehtë: fantazia seksuale!
Ndonëse kushdo gëzon një të tillë duket se burrat preferojnë ta mbajnë të fshehtë ndaj partnereve të tyre duke u treguar aspak të ndershëm kur vjen puna te çështja në fjalë. Sipas një vëzhgimi online nga “Superdrug” u vu re se 45% e burrave gënjejnë, për çdo herë që partneret i pyesin: Çfarë po mendon?
Ndonëse në shifra më të ulëta, as gratë nuk mbeten pas. 41% e tyre nuk tregojnë çfarë realisht janë duke fantazuar.
Megjithatë s’ka pse të jetë diçka kaq “e dënueshme”. Fundja është të mbajturit sekret ajo që e bën fantazinë seksuale të jetë thjesht dhe vetëm ~speciale~
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.