Një anketim ka zbuluar se sekreti për një martesë të lumtur është t’i kaloni ndaras pesë ditë në muaj.
Sipas ekspertëve, ata të cilët duhet të punojnë larg shtëpisë në baza të rregullta raportojnë se janë më të lumtur në lidhjet apo martesat e tyre, transmeton Telegrafi.
Distanca i bën ta kuptojnë sa shumë u mungon njëri-tjetri dhe kjo pastaj ua shton pasionin kur bëhen bashkë.
Megjithatë, siç thonë ekspertët, pesë ditë është koha optimale për të qëndruar larg njëri-tjetrit.
Kënaqësia fillon të zbutet nëse kjo “ndarje” është më e shkurtë apo më e gjatë.
Një anketim me 2,000 njerëz ka zbuluar se 40% e personave që duhet të punojnë rregullisht larg shtëpisë raportojnë se ndihen tejet të lumtur me lidhjet e tyre.
Ndërkaq vetëm 30% e atyre që qëndrojnë tërë kohën bashkë e kanë raportuar të njëjtën gjë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.