×
  • Extra
  • Stil

    Si i shohin foshnjat e porsalindura prindërit e tyre

    Reporteri
    04 Qershor 2021 | 9:52

    Shumë nga ju ndoshta e kanë çuar nëpër mend se si na shohin të porsalindurit kur shqisat e tyre nuk kanë marrë ende zhvillimin e tyre të plotë.


    Madje mund të themi se disa prindër nuk e dinë se kur është momenti kur fëmija fillon të kuptojë emocionet e tyre. Në një studim nga Universiteti Psikologjik i Oslos dhe Uppsalas psikologët kanë shqyrtuar reagimet e foshnjave dy deri në tri ditëshe.

    Sipas rezultateve, maksimumi i distancës për një të porsalindur për të dalluar nëse je i lumtur apo i mërzitur është 30 centimetra. Nëse distanca rritet në 60 centimetra apo më shumë, imazhi që sheh fëmija është thjesht i mjegullt.

    Psikologët përdorën video në të cilat kishin fokusuar fytyra që ndryshonin në mënyrë konstante ndjeshmërinë emocionale. Reagimet e të porsalindurve ishin një indikator nëse ata mund të dallonin ndryshimet mes buzëqeshjes dhe acarimit. Në përgjithësi për distanca më të vogla se 30 cm saktësia ishte më e madhe. Megjithatë, të dallosh emocionet nuk do të thotë që mund t’i kuptosh ato, aq më pak kur është fjala për të porsalindurit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!