Nuk duhet të keni patjetër oborr për pastrim perfekt të tepihut, as të shpenzoni para në shërbime të caktuara për pastrim.
Ekziston mënyra e cila do të ndihmojë që ta lani thellësisht tepihun dhe që shtëpia juaj të jetë e rregullt dhe e pastër.
Njollat në tepih, posaçërisht nëse keni fëmijë apo kanakarë shtëpiakë, shpeshherë janë sfidë e madhe me rastin e rregullimit të shtëpisë.
Jennifer Rodrigez, kryezyrtare për higjienë në kompaninë Pro Housekeepers, zbulon idenë e shkëlqyeshme për pastrim të tepihut pa shtesa kimikatesh dhe pa pastrues me avull, transmeton Telegrafi.
Ju nevojiten:
– sodë bikarbonati,
– detergjent për larje të enëve,
– një brushë e vjetër e dhëmbëve,
– një brushë për pastrim të tepihëve,
– një leckë e pastër dhe një kovë për ujë.
Pastrojeni mirë tepihun me thithëse pluhuri, qitni nëpër gjithë sipërfaqen sodë bikarbonati, posaçërisht në pjesët në të cilat ka njolla.
Lëreni që soda të qëndrojë në tepih gjatë natës, pastaj në ujë të nxehtë tretni detergjentin për larje enësh.
Përzieni derisa të bëhen flluska, pastaj njomeni brushën në detergjent dhe fërkojeni tepihun.
Te njollat më të forta përdorni brushën e dhëmbëve në mënyrë që deri në hollësi të pastroni njollën.
Njomeni leckën në ujë të ngrohtë të pastër, shtrydheni mirë dhe edhe një herë pastrojeni tepihun.
Lëreni tepihun të thahet, pastaj edhe njëherë pastrojeni me thithëse pluhuri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.