×
  • Extra
  • Stil

    Si të zvogëlosh rrezikun e infektimit me coronavirus gjatë përditshmërisë

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 13:38

    Rritja e numrit të infektimeve nga njëra anë dhe rifillimi i aktiviteteve nga ana tjetër mund të përkthehet në rritje të rriskut për t’u infektuar me coronavirus. Nisur nga kjo, për të zvogëluar rrezikun e Covid-19, duhet të keni parasysh disa pika kyçe gjatë përditshmërisë.


    Higjiena

    – Lani duart për të paktën 20 sekonda me ujë me sapun ose në pamundësi, përdorni dezinfektues për duart me përmbajtje alkooli të paktën 60%.
    – Mos prekni gojën, hundën dhe sytë.

    Distanca sociale

    – Qëndroni të paktën 1 metër larg të tjerëvë në vende si bankat, qendrat tregtare, supermarkete etj.
    – Limitoni lëvizjet e panevojshme.
    – Përpiquni të mos qëndroni në ambiente me shumë njerëz.
    – Mbani maskë në rast se nuk mund të qëndroni në distancë fizike me të tjerët.

    Zakone të shëndetshme

    – Mos prekni sipërfaqe të përbashkëta për shumë njerëz (dorezat e dyerve, butonat në ashensor, shkallë elektrike)
    – Përdorni facoleta për të prekur vende me rrezik të lartë për përmbajtjen e mikrobeve.
    – Në rast se transporti publik rifillon aktivitetin, lëvizni në këmbë për distancat e shkurtra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!