A ju ka ndodhur së paku një herë që pasi të kenë shkuar mysafirët të mbetet gjurmë në kanapenë tuaj të preferuar, madje gjurmë djegie nga cigarja? Apo rastësisht vetë keni djegur diçka me cigare?
Me siguri po, mirëpo nuk ka nevojë të brengoseni shumë, sepse edhe për këtë ekziston zgjidhja.
Njëra ndër mënyrat është që në vendin e djegur disa herë të qitni pak hidrogjen apo që vendin e djegur ta fërkoni me limon dhe ta nxirrni në diell.
Kur të qitni hidrogjen në vendin e djegur është shumë me rëndësi që më parë të dini se a e lëshon ngjyrë materiali, sepse në atë mënyrë mund të bëni dëm më të madh.
Kur të qitni hidrogjen pak fërkojeni, pastaj shpëlajeni dhe procedurën përsëriteni disa herë.
Gjithashtu, te gjurmët e djegura mund t’ju ndihmojë edhe patatja.
Mjafton që ta fërkoni me një copë patate dhe thjesht të pritni pjesët e djegura me gërshërë.
Kjo mënyrë është më e mira kur ju ndodh që t’ju digjet tepihu. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.