×
  • Extra
  • Stil

    Studimi i ri paralajmëron gratë shtatzëna: Paracetamoli provokon autizëm te bebet

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 22:40

    Gratë shtatzëna që marrin paracetamol kanë më shumë të ngjarë të kenë fëmijë me autizëm ose ADHD (deficitit të vëmendjes/hiperaktiviteti), paralajmëron studimi.


    Një studim i ri evidenton se gratë që marrin paracetamol ndërsa janë shtatzënë kanë më shumë të ngjarë të lindin fëmijë që kanë autizëm ose deficitit të vëmendjes/hiperaktiviteti (ADHD), raporton noa.al.

    Një ekip studiuesish nga universiteti i Barcelonës, analizuan të dhënat shëndetësore për më shumë se 70,000 fëmijë në gjashtë vende evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Studimi përfshiu të dhëna të marra edhe nga Danimarka, Hollanda, Italia, Greqia dhe Spanja.

    Nga këto të dhëna u zbulua se 56 përqind e nënave që kishin fëmijë në spektrin e autizmit ose me ADHD, kishin konsumuar paracetamol ndërsa ishin shtatzënë.

    Paracetamoli është ilaçi më i zakonshëm i marrë nga gratë shtatzëna për lehtësimin e dhimbjeve dhe rreth 65 për qind e të intervistuarave pohonin se kishin përdorur këtë ilaç gjatë periudhës së shtatëzanisë.

    Ky studim i ri zbuloi se fëmijët, nënat e të cilëve përdornin rregullisht paracetamol për lehtësimin e dhimbjeve, në një të pestën e tyre ose 19% e tyre, shkaktonin çrregullim të spektit autik, ndërsa tek një e pesta tjetër ose 21%, zhvillonin simptoma të deficitit të vëmendjes/hiperaktiviteti (ADHD).

    Ky studim nuk zbuloi shkakun e saktë, por sugjeron se ilaçi mund të hyjë në trupin e foshnjës dhe të lëshojë toksina që ndikojnë në dobësimin e elementëve njohës të trurit dhe sjell ndikim në sjelljen e fëmijës pasi vjen në jetë. Sipas studimit, paracetamoli mund të kalojë barrierën placentare dhe mund të mbetet te një foshnje për një kohë të gjatë. Kjo mbetje është e lidhur me performancën më të dobët njohëse dhe problemet e sjelljes kur fëmijët janë më të rritur.

    Studiuesit thonë se nënat e ardhshme nuk duhet të ndërpresin marrjen e ilaçit nëse kanë dhimbje, por duhet ta përdorin vetëm “kur është e nevojshme”.

    Prof. Jordi Sunyer, bashkëautor i studimit, tha për MailOnline: ‘Paracetamoli është ilaçi më i sigurt anti-inflamator për jetën para lindjes. Por, edhe paracetamoli ka treguar efekte anësore. Pra, tregoni kujdes në përdorimin e tij”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!