Një gotë verë ose maksimumi dy, para se të bini të flini në darkë, mund të ndihmojë për të humbur peshë duke qenë se është ekuivalente me një orë palestër.
Nëse jeni në kërkim të teknikave alternative për dietën, atëherë zgjidhja më e mirë është kjo.
Ky sugjerim vjen nga një studim i Universitetit të Alberta në Kanada, ku thuhet se pirja e një gote verë të kuqe vlen njëlloj për të humbur peshë sa një orë palestër.
Drejtuesi i studimit Jason Dyck, zbuloi dobitë që i ofron shëndetit resveratroli, një element që gjendet te vera e kuqe dhe që ofron të njëjtat dobi si aktiviteti fizik, shkruan noa.al. Resveratroli vepron duke penguar dhjamin që të grumbullohet, ndaj mund të konsumohen lirisht një ose dy gota verë në darkë.
Mirëpo kjo gjë vlen vetëm për darkën kur trupi bie në qetësi dhe jo për drekën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.