Tapat e dyllit janë problem për shumë njerëz. Kruajtëset e veshëve vetëm sa e përkeqësojnë atë, pasi e shtyjnë dyllin akoma më brenda në kanalin e veshit. Mjekësia alternative propozon disa mënyra si larja e veshit me presion (me dorezën e dushit), infuzioni me kamomil dhe vaji i ullirit.
Falë këtyre aplikimeve do të arrini të zbusni tapat dhe pas disa përsëritjesh, dylli do të dalë jashtë vetë.
Infuzioni me kamomil
Pasi keni vënë të ziejë një lugë gjelle lulesh të thata kamomili në një filxhan ujë, lëreni të pushojë për 10 minuta. Mbulojeni filxhanin në mënyrë që vajrat esenciale të kamomilit të mos avullojnë. Më pas, kullojeni kamomilin dhe lani veshët. Përsëriteni për disa ditë.
Vaji i ullirit
Bëhet fjalë për një metodë të thjeshtë që konsiton në ngrohjen e vajit të ullirit derisa të vaket. Pasi kësaj, hidhni në vesh disa pika që tapat e dyllit të zbuten. Ky trajtim kërkon disa ditë, por më pas veshët tuaj do të zhbllokohen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.