Brendi i njohur i këpucëve, Y/Projects, çdo herë thyen kufijtë e modës dhe del në qendër të vëmendjes me modelet e reja që ka në treg.
Këtë herë interesant është modeli i këpucëve që u prezantua në Paris në kuadër të Javës së modës Pranverë Verë 2018, ky model është gjysmë këpucë gjysmë sandale.
Kjo për shkak se gishti i madh i këmbës është jashtë dhe katër gishtërinjtë tjerë janë të mbyllur me material të lëkurës.
Disa prej këtyre këpucëve kushtojnë deri në vlerë të 1000 dollarëve amerikanë ndërsa këto çmime fillojnë nga 500 dollarë, shkruan Daily Mail.
Këpucë të tilla e shoqëruan sfilatën e modës të veshjeve dizajnerit Glenn Martens, transmeton Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.