Të bësh gjumë të rehatshëm është shumë e rëndësishme për shëndetin e gjithsecilit prej nesh.
Gjumi i mirë mund të reduktojë riskun për të zhvilluar sëmundje të caktuara kronike, mban trurin dhe sistemin tretës të shëndetshëm dhe ndihmon në përmirësimin e sitemit imunitar. Përzgjedhja e ushqimeve për një gjumë të mirë është gjithashtu e rëndësishme dhe disa prej tyre janë:
Banania
Magnezi dhe kaliumi në banane shërbejnë si relaksues për muskujt dhe nervat. Gjithashtu vitamina B6 që gjendet në këtë frut e kthen triptofanin në serotoninë, duke rritur kështu edhe më shumë relaksimin.
Çokollata e zezë
Çokollata e zezë përmban serotoninë, që qetëson trupin dhe trurin tuaj, pa përmendur përfitimet e tjera të shëndetit.
Bajamet
Bajamet përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilët ndihmojnë në reduktimin natyral të funksionit të muskujve dhe nervave, duke stabilizuar rrahjet e zemrës në të njëjtën kohë.
Shalqiri
Gjysma e përbërjes së shalqirit është ujë, prandaj konumimi i tij do ju hidratojë para gjumi dhe do të eleminojë urinë pas darke për shkak të volumit dhe fibrës që përmban.
Çaji bimor
Çajrat bimorë, në veçanti kamomili, janë shumë të mirë për qetësimin e nervave para gjumit. GJithashtu bashkë me çajin e xhinxherit janë shumë hidratues dhe qetësues për stomakun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.