Të gjithë ata që agjërojnë muajin e Ramazanit, duan që ushqimet në sofër t’i kenë sa më të mira. Por, shpeshherë nuk shikohet si ndikojnë ato ushqime për shëndetin.
Çfarë ushqime duhet të konsumoni për syfyr?
Në syfyr duhet të hani ushqim të duhur që ju furnizon me energji gjatë ditëve të gjata të agjërimit.
Syfyri duhet t’i përmbajë këto ushqime: Pemët dhe perimet
Pasi që janë të pasura me fibra, pemët dhe perimet janë thelbësore gjatë agjërimit, pasi që e rrisin ndjenjën e të qenit i ngopur, si dhe parandalojnë kapsllëkun.
Gjithashtu, ato përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë vitale për shëndetin e mirë.
Oriz dhe alternativa tjera
Ushqimet me karbohidrate dhe fibra si orizi ngjyrë kafe dhe buka me miell të pasitur marrin më shumë kohë të treten, gjë që i mban nivelet e energjisë më gjatë.
Mishi
Mishi i pulës, peshku dhe produktet tjera djathore pa yndyrë janë burim i mahnitshëm i proteinës, si dhe e kufizojnë yndyrën. Veç kësaj, ato ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe mirëmbajtjen e eshtrave të fortë.
Ushqimi i duhur për iftar
Iftari është koha ku i rimbushni nivelet e energjisë, prandaj këtu duhet t’i konsumoni të gjitha Nuk preferohet të teprohet me yndyrë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.