×
  • Extra
  • Stil

    Vëmendje: Kjo është gjëja e parë që duhet të bëni direkt sapo zgjoheni në mëngjes

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 19:09

    Sipas nutricionistes Brigitte Zeitlin, ka diçka shumë të thjeshtë që duhet të bëni çdo ditë në mes të fazës “hapja e syve” dhe “mëngjesit”: Të pini ujë!


    “Uji është një lëndë ushqyese thelbësore që trupi e kërkon. Ai luan një rol të madh në gjendjen tonë shpirtërore, peshën trupore, shëndetin e lëkurës dhe temperaturën e trupit.

    Zeitlin gjithashtu bën thirrje që sasia e ujit të konsumuar të rritet tani që është edhe më nxehtë ose nëse jeni duke u stërvitur. Pirja e ujit në çdo kohë të ditës në përgjithësi është mjaft e shëndetshme për ju. Por pse duhet ta pimë që në mëngjes?

    Brigitte i inkurajon klientët e saj të konsumojnë 1-2 gota ujë menjëherë pas zgjimit për këto arsye:

    1. Ndihmon në rritjen e fuqisë së trurit

    2. Ju jep një gjendje më të mirë shpirtërore

    3. Ndihmon lëkurën

    4. Ju bën të ndiheni më energjikë

    5. Ju përgatit për të ngrënë mëngjesin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!