Një studim i ri ka treguar se shumë njerëz u përfshinë në seks virtual gjatë bllokimit të parë për shkak të pandemisë COVID-19.
Sipas sondazhit me më shumë se 6 mijë e 654 njerëz, nga Universiteti i Glasgoë dhe Qendra Kombëtare e Kërkimeve Sociale, më shumë se gjysma apo 53 përqind e atyre të moshës 18 deri në 59 vjeç iu drejtuan një lloj aktiviteti seksual virtual, si për shembull shikimit të pornografisë, gjatë bllokimit të marsit.
Hulumtimi zbuloi se më shumë burra , apo 64 përqind u përfshin në një gjë të tillë. Autorët e studimit thanë se studimi ishte krijuar për të përfaqësuar popullatën britanike, por për shkak të mungesës së të dhënave mbi aktivitetin seksual përpara fillimit të pandemisë, ata ishin të kufizuar kur ishte fjala për përcaktimin sasior të ndryshimit.
“Të rinjtë kishin më shumë gjasa të raportonin se bënin seks më rrallë dhe të ishin më pak të kënaqur me jetën e tyre seksuale sesa kishin qenë përpara fillimit të bllokimit”, thanë ndër të tjera ata.
Ndryshe, ata thanë se loha do të tregojë nëse këto ndryshime në sjelljen seksuale gjatë bllokimit të parë përkthehen në ndryshime afatgjata të sjelljeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.