Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, shkencëtarët u kanë treguar njerëzve se si virusi ndikon në trup dhe çfarë do të përjetonin njerëzit pas kontraktimit të SARS-CoV-2. Por një studim i fundit ka zbuluar se truri i pacientëve pas shërimit me COVID-19 mund të plaket 10 vjet më herët.
Studimet e hershme treguan se si koronavirusi mund të ndikojë në trurin e njeriut, duke shkaktuar ankth, konfuzion, lodhje si dhe sulm në tru.
Ndërsa çdo muaj kalon, po bëhet gjithnjë e më e qartë se COVID-19 mund të shkaktojë probleme neurologjike tek pacientët.
Tani një studim i Kolegjit mbretëror të Londrës zbuloi se infeksioni mund të shkaktojë rënie mendore ekuivalente me plakjen e trurit për 10 vjet.
Mjeku Adam Hampshire kreu një studim së bashku me studiues të tjerë që përfshinë mbi 84,000 njerëz, ku në disa raste të rënda të COVID-19, infeksioni është i lidhur me deficite të konsiderueshme njohëse për muaj.
“Analizat tona përputhen me pikëpamjen se ka pasoja kronike njohëse të të pasurit COVID-19. Njerëzit që ishin shëruar, përfshirë edhe ata që nuk raportonin më simptoma, shfaqnin deficite të konsiderueshme njohëse”, tha ai.
Ekspertët thanë se në disa raste më të këqija ndikimet e infeksionit janë gjetur ekuivalente me rënien mesatare 10-vjeçare të performancës globale midis moshave 20 deri 70-vjeç.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.