×
  • Extra
  • Extra

    Studimi: Covid mund të ketë bashkëjetuar me lakuriqët prej viteve 1940

    Reporteri
    29 Korrik 2020 | 16:16

    SARS COV-2, mund të ketë bashkëjetuar me lakuriqët e natës prej më shumë se 70 vitesh.


    Ky është rezultati i hulumtimit të një ekipi shkencëtarësh të Universitetit të Pensilvanisë, që kanë ballafaquar patogjenët që shkaktojnë Covid-19 me coronaviruset e tjera.

    Sipas tyre, analiza tregon se SARS-COV-2 është ndarë gjenetikisht nga “familja” e tij në tri epoka të ndryshme, rreth viteve 1948, 1969 dhe 1982, gjë që do të thotë se virusi ka qarkulluar te kafshët në mënyrë të fshehtë prej dekadash.

    “Gjenoma e virusit kombinohet në mënyrë të vazhdueshme, dhe mund të ketë burime të ndryshme. Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit që do të përjetojmë”, thotë Maciej Boni, profesor i Biologjisë në Universitetin e Pensilvanisë.

    Studimi i botuar në revistën Nature Microbiology, mund të jetë një provë se virusi ka origjinë natyrale dhe nuk është produkt i eksperimenteve njerëzore, por nga ana tjetër paralajmëron edhe se struktura e tij gjenetike është shumë dinamike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!