Një studim i fundit i zhvilluar në SHBA, ka dalë në përfundimin se personat që bëjnë shumë selfie tregojnë një manifestim të mirëfilltë të problemeve mendore.
Të bësh selfie do të thotë se ke mungesë vetëvlerësimi dhe boshëllëqe në jetën instime, thuhet në studimin e “American Psyychiatrich Association”.
Sipas studiuesve, kush vuan nga selfite (lloji i sëmundjes ka marrë këtë emër), është i goditur nga një nevojë e fortë për të publikuar në rrjetet sociale fotot e vetvetes të realizuara po vetë, por kjo praktikë realizohet si pasojë e mungesës së vetëvlerësimit dhe për të kulmuar më tej, me mbushjen e boshllëqeve në jetën intime.
“American Psychiatric Association” ka nxjerrë edhe një shkallë të vlefshme për të vlerësuar nivelin e “sëmundjes”.
Quhet ‘Selfitis borderline’ niveli i sëmundjes dhe e ka personi që shkrep të paktën 3 selfie në ditë, por pa i publikuar në rrjet.
Më rëndë është kush i publikon të tria fotot, ndërsa ‘rastet e dëshpëruara’ janë ‘selfitis kronikë’, apo më saktë, ata që publikojnë më shumë se gjashtë selfie në rrjet.
Aktualisht nuk ekzistojnë kura për këtë çrregullim, por duket se është e mundur të ketë përmirësim, falë një terapie në grup.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.