Imuniteti natyral që zhvillohet pas infektimit me coronavirus, ofron mbrojtje dukshëm më të mirë nga varianti Delta sesa kur një person merr dy dozat e vaksinës Pfizer-BioNtech, thuhet në një studim të realizuar në Izrael.
Studimi mbështetet në të dhënat e shërbimeve shëndetësore izraelite në Makabi, e atë e kanë realizuar hulumtuesit e Makabit dhe Universitetit në Tel Aviv. Studimi preprint është publikuar javën e kaluar në medRkiv, transmeton Telegrafi.
Sipas revistës Science, studimi ka zbuluar se “personat që nuk janë infektuar kurrë dhe që janë vaksinuar në janar, shkurt e qershor, në korrik dhe gjysmën e parë të gushtit, kanë pasur gjashtë deri në 13 herë më shumë gjasa që të infektohen, sesa personat që nuk janë vaksinuar por që më herët kanë qenë të infektuar me coronavirus”.
Tutje, “rreziku nga zhvillimi simptomatik i COVID-19 ka qenë 27 herë më i madh tek personat e vaksinuar, kurse rreziku për hospitalizim tetë herë më i madh”, shkruan israelnationalneës.
“Kjo analizë ka treguar se imuniteti natyral ofron mbrojtje më të gjatë dhe më të fuqishme nga infektimi, sëmundjet simptomatike dhe hospitalizmi për shkak të variantit Delta të SARS-CoV-2, krahasuar me ata që kanë marrë dy doza të vaksinës BNT162b2”, kanë shkruar autorët e studimit.
Megjithatë, kanë shtuar se “persona të caktuar që më herët kanë qenë të infektuar me SARS-CoV-2 dhe kanë marrë njërën dozë të vaksinës BNT162b2, kanë arritur mbrojtjen shtesë nga varianti Delta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.