Studimi më i madh global i Long Covid ka zbuluar se shumë prej atyre që e kanë kaluar koronavirusin, nuk janë në gjendje të kthehen në punë me orar të plotë gjashtë muaj pas shërimit.
Termi “Long Covid” i referohet pacientëve që vuajnë nga pasojat e koronavirusit pas shërimit, me simptoma që përfshijnë gulçim, migrenë dhe lodhje kronike.?
?Diskursi publik mbi pandeminë ka tendencë kryesisht të përqendrohet tek ata me sëmundje të rëndë ose fatale, me probleme të vazhdueshme mjekësore ose të nënvlerësuara ose të keqkuptuara. Por studimi i fundit ka treguar një numër në rritje të pacientëve me Covid që përjetojnë simptoma të vazhdueshme, mes tyre lodhja kronike.
Simptomat më të shpeshta të përjetuara pas gjashtë muajsh nga infektimi ishin: lodhja, lodhja e theksuar pas stërvitjes dhe konfuzioni.
Mbi 45% e të anketuarve raportuan se kërkonin një orar të reduktuar pune krahasuar me para-infektimit dhe 22.3% thanë se nuk po punonin në kohën e studimit për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore. Pothuajse 86% kanë përjetuar lodhje, stres, dhimbje koke dhe konfuzion, si dhe probleme me përqendrimin.
‘Ne nuk duhet ta harrojmë ‘Long Covid’’ thotë doktor Gabriel Scally, presidenti i epidemiologjisë në Royal Society of Medicine.
“Mijëra raste të reja po zbulohen çdo ditë. Vaksinimi është jetik por duhet të bëhet në mënyrë efektive dhe i mbështetur nga masa të tjera kontrolli dhe përkujdesje”.
Rezultatet e studimit vijnë ndërsa vendet në të gjithë Evropën po imponojnë masa të reja të rrepta shëndetësore në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.