×
  • Extra
  • Extra

    Studimi tregon se baballarët janë më të ndjeshëm ndaj vajzave

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 16:41

    Baballarët janë njerëzit më të rëndësishëm në botë. Ata kujdesen për fëmijët e tyre, i rrisin dhe gjithnjë e më shumë po bëhen të zotë për në shtëpi.


    Por, rezulton se ata i kushtojnë më shumë vëmendje vajzave të tyre dhe sjellja dhe truri i tyre janë nën ndikimin e gjinisë së fëmijëve të tyre, përcjellë Reporteri.net.

    Një studim doli me rezultate të papritura të bashkëveprimit të baballarëve me fëmijët e tyre.

    Në këtë studim u përfshin 52 baballarë djemsh ose vajzash të moshës 1-2 vjeç. Studiuesit shikuan se si baballarët ndërvepronin me fëmijët e tyre dhe bënë skanime MRI të trurit të tyre.

    Ata zbuluan se gjinia e fëmijës ka një efekt të drejtpërdrejtë në mënyrën se si do të duket marrëdhënia me babanë e tyre.

    Së pari, baballarët e vajzave argëtohen më shumë me to sesa me djemtë e tyre, pasi me këta të fundit ekziston një bashkëveprim më i ashpër dhe i fortë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!