Të rrish ulur i ngjeshur mes njerëzve të panjohur në bordin e një avioni pasagjerësh mund të duket si një pozitë e rrezikshme në këto kohë pandemie.
Por sipas disa ekspertëve amerikanë që bazohen në raste të dokumentuara të transmetimit të sëmundjes në fluturim, shanset e kapjes së Covid-19 në avion janë në fakt të vogla.
Një studim i publikuar në rrjetin JAMA Network Open, zbuloi prova të kalimit të coronavirusit gjatë një fluturimi katër-orësh nga Tel Aviv drejt Frankfurt në mars.
Dy pasagjerët kishin infektuar njerëzit në pjesën e pasme të avionit.
Ndërsa në një tjetër fluturim nga Britania drejt Vietnamit më 2 mars një pasagjer u konstatua se kishte përhapur virusin te 14 të tjerë.
Këto janë rastet e vetme të dokumentuara të transmetimit të virusit në bordin e avionëve, dhe llogariten si përqindje shumë e ulët në lidhje me mënyrat e tjera te transmetimit.
Autorët e studimit bëjnë lidhjen mes rrezikut të vogël në fluturim me sistemet moderne të ajrimit në kabinat e avionëve, të cilët ndërrojnë ajrin çdo 2-3 minuta, shumica e të cilave të pajisur me filtra që ndalojnë 99.99% të pjesëzave të ajrit.
Ndërsa me protokollet e reja të sigurisë si matjet e temperaturës trupore, kufizimin e lëvizjes në kabinë dhe mbajtjen e detyruar të maskave rreziku ulet edhe më tej. /tch/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.