Një grup njerëzish të armatosur grabitën një ngarkesë me ar dhe metale të tjera të çmuara me vlerë të paktën 30 milionë dollarë në një aeroport në Brazil të enjten.
Të paktën 8 burra hynë të armatosur në terminalin e ngarkesave në aeroportin ndërkombëtar Sao Paulo-Guarulhos. Ata hynë në aeroport me dy kamionë që ngjanin me ato të policisë federale braziliane.
Burrat e armatosur morën peng dy punëtorë të aeroportit, shkroi Reuters.
Njëri prej tyre ishte mbikëqyrësi i logjistikës së aeroportit. Por pengjet u liruan të padëmtuar.
Grabitësit u larguan nga aeroporti me të paktën 750 kg ar dhe metale të tjera që do dërgoheshin në Zurich dhe New York.
Nuk pati të shtëna me armë gjatë grabitjes dhe asnjë nuk u plagos.
Sipas policisë Federale të Brazilit, hajdutët mund të kenë pasur akses në informacionin e brendshëm rreth dërgesave të aeroportit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.