Një superkompjuter japonez ka treguar se si lagështia mund të ketë efekt të madh në përhapjen e mikrogrimcave të koronavirusit, duke e vënë në pah rrezikun e madh të infektimit me virus në hapësira të thata dhe të mbyllura gjatë muajve të dimrit.
Gjetjet sugjerojnë që përdorimi i makinave për rritjen e lagështisë së ajrit mund të ndihmojnë në kufizimin e infeksioneve gjatë kohës kur ajrosja përmes dritareve nuk është e mundshme. Ky studim u publikua nga Universiteti Riken and Kobe.
Hulumtuesit e përdorën superkompjuterin Fugaku për ta modeluar lirimin dhe përhapjen e mikrogrimcave të ngjashme me virusin nga personat e infektuar në mjedise të ndryshme të mbyllura, shkruan Reuters, transmeton Express.
Pas studimit, lagështia e ajrit nën 30 për qind mundësoi dyfish më shumë mikrogrimca në krahasim me lagështinë e nivelit 60 për qind ose më shumë.
Sipas gjetjeve, mbrojtëset e tejdukshme të fytyrës nuk janë aq efektive sa maskat në mbrojtjen nga koronavirusi.
Në mesin e ekspertëve shëndetësorë ekziston një pajtueshmëri e madhe që Covid-19 mund të përhapet përmes ajrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.