Një palë syze që i takonin ikonës indiane, Mahatma Gandhi janë shitur për 288 mijë euro përmes një shtëpie të ankandeve publike.
Ankandi i East Bristol kishte vlerësuar se syzet do të shiten për rreth 16 mijë euro, raporton skynews.
Shitësi i kishte trashëguar ato nga xhaxhai, i cili punonte në Afrikën e Jugut rreth të njëjtës kohë kur Gandhi ishte atje – midis viteve 1910 dhe 1930.
Ato iu dhanë atij nga udhëheqësi i famshëm i të drejtave civile dhe u përcollën brez pas brezi.
Duke njoftuar shitjen përmes mediave sociale, shtëpia e ankandeve e përshkroi atë si një “rezultat të pabesueshëm për një artikull të jashtëzakonshëm”.
Syzet u lanë në një zarf në kutinë e letrës së shtëpisë së ankandit, me një shënim brenda ku thuhej “Këto syze i përkisnin Gandhi, më bëni një telefonatë.”
“Këto ndoshta janë syzet më të famshme që kemi pasur ndonjëherë dhe gjësendi më i rëndësishëm historik që kemi gjetur”, tha Andrew Stowe, një ndër shitësit e ankandit.
https://www.instagram.com/p/CEKBgSinGtc/?utm_source=ig_embed
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.