Një fotografi e papublikuar e komandantit legjendar, Adem Jashari, po qarkullon nëpër rrjete sociale.
Në atë fotografi shihen Adem Jashari dhe Sahit Jashari të cilët në duar mbajnë armë të gjata, shkruan Reporteri.net.
Përpos armës së gjatë, Adem Jashari në qafë mban plumba dhe në brez një revole.
Edhe para tyre shihet një tjetër armë e gjatë.
Epopeja e UÇK-së këtë vit shënoi 22 vjetorin e betejës së përgjakshme në Prekaz, ku u vranë 55 banorë të këtij fshati, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të komandantit legjendar, Adem Jashari.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.