×
  • Extra
  • Extra

    Të “dashuruar” me Anglinë, maturantët shqiptarë shfaqen në mbrëmjen e maturës si “Peaky Blinders”

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 8:20

    Teksa është mbyllur viti shkollor, ditët e fundit kanë “gëluar” nga festat e ndryshme, ku më e veçanta ngelet ajo e mbrëmjes së maturës.


    Ajo çka ka rënë në sy kanë qenë padyshim veshjet e shtrenjta dhe makinat luksoze që janë përdorur nga maturantët.

    Vëmendjen më të madhe e kanë marrë maturantët e Kukësit, të cilët zgjodhën të visheshin si grupi i famshëm mafioz i fillim shekullit të XX, të njohur si “Peaky Blinders”, i njëjti grup nga i cili është bërë edhe seriali i famshëm që shoqëroi shqiptarët në kohën e karantinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!