×
  • Extra
  • Extra

    Të filmuara me teknologjinë e fundit, shfaqen pamjet e rralla të Titanikut

    Reporteri
    06 Shtator 2022 | 14:23

    Pamjet e reja të Titanikut të filmuara me teknologjinë më të fundit, shfaqin anijen e fundosur siç nuk është parë kurrë më parë.

    Rezolucioni më i lartë në botë, 8K është dyfish më i pastër se një televizor 4K. Niveli i detajeve dhe ngjyrave në ekspeditën më të fundit të mbytjes 110-vjeçare.

    Videoja është filmuar nga Ocean Gate gjatë eksplorimit në vitin 2022 në vendin e mbytjes, i cili ndodhet thuajse 4 kilometra nga sipërfaqja e Atlantikut.

    Në të shfaqet bashi i anijes së famshme, që u mbyt pas përplasjes me një ajsberg më 15 Prill 1912. Karakteristika të anijes, si emri i ndërtuesit të spirancës, janë të dallueshme. Mekanizmi që shërbente për ulje-ngritjen e spirancës 15-tonëshe mund të shihet ende në kuvertën e saj si dhe hallkat e kapura pas direkut kryesor.

    Disa struktura rrumbullake përgjatë kangjellave të brendshme, dikur mbanin litarët e lidhur pas shtyllave të ankorimit që e bllokonin pajisjen detare 269-metërshe në port.

    Pamjet tregojnë gjithashtu nga dy trupat e Titanikut, zinxhirin e tij të madh të ankorimit (secila hallkë peshon rreth 90 kilogramë), një nga gjashtë vaskat e ngarkesave të Titanikut dhe kaptanet e ngurta prej bronzi të anijes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!