Dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u transmetua historia e dashurisë mes Cheryl dhe Quran, çiftit amerikan që kanë plot 37 vite diferencë nga njëri-tjetri.
Cheryl 61 vjeçare, pohoi se prej gati një viti jeta e saj është lumturuar falë prezencës së Quran.
Ata ishin parë si fillim kur Quran ishte vetëm 15 vjeç dhe asokohe punonte në një biznes që manaxhohej nga djali i Cheryl.
Ndërkohë vite më pas u ritakuan në supermarket, e prej atij momenti jo vetëm që bashkëjetojnë, por edhe kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
“Ai erdhi pranë meje, më tha që jam e bukur dhe më këshilloi të mos dëgjoja mesazhet bullizuese që më vinin në rrjetet sociale”, u shpreh në një moment Cheryl.
E ndërsa Bieta dhe të ftuarit e tjerë të pranishëm e pyetën çiftin për planet e së ardhmes, Quran pohoi se për momentin po shijojnë dashurinë e tyre dhe çdo gjë do të shkojë spontanisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.