×
  • Extra
  • Extra

    Të përgjërohesh për ushqim: Video prekëse, qeni “përlotet” teksa dikush i jep për të ngrënë

    Reporteri
    24 Dhjetor 2020 | 16:47

    Videoja e një qeni të uritur, që duket se përlotet, fill pasi dikush i jep diçka për të ngrënë ka tërhequr vëmendjen e rrjetit, teksa njerëzit luten që dikush t’i sigurojë një strehë.


    Qeni u vu re të endej përgjatë një parku në qytetin e Jinzhong-ut në Kinë dhe pamjet prekëse tregojnë se si me putrat e tij të bashkuara duket se lutet që ta ushqejnë.

    Një grua ndalon, del nga makina dhe i jep një salsiçe. Të nesërmen, ajo e viziton sërish dhe qeni ia del ta njohë dhe të vrapojë i lumtur drejt saj, teksa tund bushtin i entuziazmuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!