Dy të rinj kanë vendosur të sfidojnë Policinë e Shtetit duke pozuar mbi kofanon e një prej makinave të shtetit.
Në videon që është publikuar në disa faqe në rrjetet sociale shihet se një prej të rinjve qëndron mbi koanon e mjetit të Policisë, ndërsa tjetri filmon.
Ky i fundit, duke filmuar, ecën dhe i bashkohet shokut të tij, ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga e grupit anëtarit të grupit Hellbaninaz, Vinz, emri i të cilit është Ervin Selita.
“Fuck shtetin, kur plot e ki xhepin … S’munen mu afru kur plot e ki hekrin,”- dëgjohet në sfond.
“Ups, e theva,”- thotë njëri prej tyre në fund.
Makina e Policisë së Shtetit shihet e parkuar anash një pallati, por qyteti nuk dihet ende.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.