Të lehtë për t’u përgatitur, dhe vetëm me dy përbërës, këta kuleçë do të kthehen në të preferuarit tuaj.
Përbërësit: 400 g kos, 700 g miell, 1 lugë çaji me sodë buke dhe kripë.
Përgatitja: Si fillim ju këshillojmë të sitni miellin dhe ta përzierjeni me sodën e bukës dhe kripën. Në një tas hidhni kosin dhe më pas shtoni dalëngadalë miellin.
Pasi të ketë hedhur afërsisht gjysmën e sasisë së miellit, masa do të ketë filluar të lidhet.
Nëse ju duket që brumi ka ende lagështirë mund t’i shtoni miell dhe punojeni me duar dhe për pesë minuta.
Mbulojeni brumin me një pecetë kuzhine dhe lëreni përreth dhjetë minuta, sa brumi të fryhet.
Më pas ndajeni në kuleçë mesatarë, mbulojini përsëri me pecetën e kuzhinës. Hapini pak, pasi nuk duhet të jenë shumë të hollë. Skuqini me vaj të nxehtë dhe mbulojini me kapak që të jenë sa më të butë. Ju bëftë mirë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.