×
  • Extra
  • Tech&Auto

    10 vendet e BE-së me mbulimin më të mirë të internetit me shpejtësi të lartë

    Reporteri
    08 Shtator 2022 | 11:31

    Zyra statistikore e Bashkimit Evropian, Eurostat, ka publikuar të dhënat për mbulimin e internetit me shpejtësi të lartë në Kontinentin e Vjetër.

    Ndër të tjera janë publikuar të dhënat për dhjetë vendet me mbulimin më të mirë.

    Renditja e dhjetë vendeve me mbulimin më të mirë të internetit është si më poshtë:

    Maltë , ku të gjitha familjet kanë internet me shpejtësi të lartë;

    Luksemburgu , ku 96 përqind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

    Danimarka , ku 95 përqind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

    Spanja , ku 94 përqind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

    Letonia , ku 91 përqind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

    Holanda , ku gjithashtu 91 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

    Portugalia , ku gjithashtu 91 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

    Irlanda , ku 89 përqind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

    Islanda , ku gjithashtu 89 përqind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;

    Rumania , ku 87 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë.

    Gjatë vitit të kaluar, 70 për qind e familjeve në BE kishin mbulim me internet me shpejtësi të lartë. Kjo është një rritje e konsiderueshme nga viti 2013, kur ishte vetëm 16 për qind. Synimi i Unionit është që deri në vitin 2030, të gjitha familjet të kenë internet me shpejtësi të lartë dhe mbulim të rrjetit 5G.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!