Audi Asso di Picche kishte debutuar në vitin 1973 në Frankfurt Motor Show.
Makina kryesisht është bazuar në Audi 80, e vetmja lidhje në mes të dy makinave është trupi, ndërsa dallon forma pak më ndryshe në aspektin e dizajnit dhe forma e dritave para dhe mbrapa.
Makina është dizajnuar nga italiani Giorgetto Giugiaro, kompania gjermane përdorte shasi të Audi 80 e cila kishte paraparë të vendoste motor të njëjtë në këtë koncept.
Motori ishte paraparë të ishte 1.3 ose 1.5 litër benzinë, këta motor kishin transmetues manual me 4 shpejtësi, dhe fuqia dërgohej për rrotat e para.
Megjithatë, nuk dihet se cili nga dy motorët ishin brenda konceptit në qoftë se automjetit ishte në lëvizje.
Edhe pse Audi pëlqente idenë e një Coupe sportive prej dy ulëseve, Asso di Picche doli të jetë një model i ulët i prodhimit, kjo për shkak se kompania nga Ingolstadt vendosi përparësitë e zhvillimit të makinave për pasagjerë.
Përveç kësaj, kompania mëmë VW kishte frikë se prodhimi i konceptit do të përplasej me Scirocco i cili kishte dalë vetëm disa muaj më vonë.
Ky ishte një koncept por për fat të keq nuk mori dritën jeshile për të dalë në treg asnjëherë