Ndër aplikacionet e shumta që ndikojnë në shkarkimin e shpejtë të baterisë në telefon, veçohen dy.
Lejet që i jepen aplikacioneve gjatë instalimit përfshijnë lidhjen Wi-Fi, statusin e telefonit, hapësirën e ruajtjes, gjurmimin e vendndodhjes, informacionin e telefonatave, kontakteve dhe mesazheve, si dhe lejet e kamerës dhe mikrofonit. Gjithashtu, një numër i madh aplikacionesh kërkojnë qasje në fotot, video skedarët dhe skedarët e tjerë të përdoruesit.
Aplikacionet që konsumojnë më shumë bateri në telefon janë Instagram dhe Fitbit, shkruan A2.
Aplikacionet e përmendura konsumojnë në mënyrë të barabartë baterinë e pajisjes dhe potencialisht mund të konsumojnë deri në 85% të baterisë edhe kur nuk përdoren në mënyrë aktive. Pas tyre, në listë janë Facebook, WhatsApp, LinkedIn dhe Tasker.
Nga 20 aplikacionet në listën e atyre që konsumojnë më shumë baterinë e telefonit, shtatë prej tyre janë rrjete sociale të njohura që përdoren nga miliona njerëz çdo ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.