Sauditët kanë filluar të mbajnë nën vëzhgim gratë e tyre përmes aplikacionit Abser, të krijuar nga Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite. Aplikacioni funksionon si një portal elektronik i Qeverisë dhe ofron mundësi të tilla si – kërkesë për pasaportë, çertifikatë lindjeje, regjistrim automjetesh ose dokumentacion tjetër.
Megjithatë, aplikacioni u lejon burrave në Arabinë Saudite “të përcaktojnë se kur dhe si gratë mund të kalojnë kufirin dhe të marrin mesazhe SMS, pothuajse në kohë reale, si dhe ju ndihmon të kuptojnë se ku ndodhen ato në çdo moment”. Google dhe Apple refuzuan ta shfuqizonin atë dhe, në ofertën e tyre, vazhdojnë të kenë aplikimin e diskutueshëm të qeverisë saudite Abscher, e cila u mundëson burrave të monitorojnë lëvizjen e grave të tyre apo të afërmve të gjinisë femërore, transmeton Reporteri.net
Abscher mund të përdoret për të përcaktuar vendet e veçanta ku gratë mund të udhëtojnë, si dhe për ndalimin total të udhëtimit jashtë vendit. Për këtë përdoret sistemi i njoftimit SMS për të njoftuar burrat nëse një grua vendos të largohet./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.