×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Apple prezanton edhe orën dhe dëgjueset e reja, këto janë çmimet

    Reporteri
    07 Shtator 2022 | 23:10

    Në konferencën e përvitshme, që u mbajt sot nga Apple, janë prezantuar edhe dëgjueset AirPods Pro si dhe modeli i fundit i Apple Watch.

    Një orë e re inteligjente nga Apple, modeli Watch Ultra është i dizajnuar për tu përdorur në terrene të vështira. Rezistencë ndaj ujit deri në 40 metra thellësi, GPS me saktësi të lartë përmes dy frekuencave dhe 60 orë bateri. Ora në shitje nga 23 Shtatori për 799 dollarë.

    Ndërkaq, modeli i ri AirPods Pro ka anulim të zhurmave 2 herë më të lartë, 6 orë dëgjim pa ndërprerje, dhe deri në 30 orë jetëgjatësi bateri bashkë me kasën. Në zemër të tyre është çipi i ri H2. Në shitje nga 23 Shtatori për 249 dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!