×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Bill Gates: ChatGPT do ta ndryshojë botën

    Reporteri
    10 Shkurt 2023 | 23:32

    Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, beson se ChatGPT, një chatbot që jep përgjigje të habitshme të ngjashme me njeriun ndaj pyetjeve të përdoruesve, është po aq i rëndësishëm sa shpikja e internetit, tha ai për të përditshmen gjermane të biznesit Handelsblatt në një intervistë të publikuar të premten.

    “Deri tani, inteligjenca artificiale mund të lexonte dhe të shkruante, por nuk mund ta kuptonte përmbajtjen. Programet e reja si ChatGPT do t’i bëjnë shumë punë në zyrë më efikase, duke ndihmuar në shkrimin e faturave ose letrave. Kjo do të ndryshojë botën tonë”, tha ai, transmeton albinfo.

    ChatGPT, i zhvilluar nga firma amerikane OpenAI dhe i mbështetur nga Microsoft Corp, është vlerësuar si aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori. Pjesë e kësaj firme është edhe shqiptarja Mira Murati, si bashkëthemeluese e këtij programi.

    Mira Murati, shqiptarja që krijoi ChatGPT flet për librat, këngët dhe filmat që e frymëzojnë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!