Një nga bashkëthemeluesit të platformës “Telegram”, Pavel Durov, 40 vjeç thotë se po ndan pasurinë e tij për 106 fëmijët e tij, përcjell Reporteri.net.
Sipas Forbes, pasuria e tij vlerësohet në rreth 17.1 miliardë dollarë.
Baba i gjashtë fëmijëve nga konceptimi natyror, Durov tha se ka qenë gjithashtu donator sperme për më shumë se 100 fëmijë në 12 vende.
Miliarderi tha se filloi të dhuronte spermë për të “ndihmuar një mik,” por kjo ishte në mënyrë anonime.
“Dua të bëj të qartë se nuk bëj dallim mes fëmijëve të mi: Ka ata që janë konceptuar në mënyrë natyrale dhe ata që vijnë nga donacionet e mia të spermës,” tha ai. “Të gjithë janë fëmijët e mi dhe do të kenë të njëjtat të drejta!”
Durov tha se fëmijët e tij nuk do të kenë akses në trashëgiminë e tyre pas vdekjes së tij deri në 30 vjet nga dita kur dha intervistën për revistën franceze “Le Point”.
/Reporteri.net/