×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Çfarë po sjell Apple bashkë me iPhone 16

    Reporteri
    04 Korrik 2024 | 9:05

    Apple do të nxjerrë në treg iPhone-in më të ri në shtator dhe ekspertët e industrisë po japin të dhëna rreth këtij produkti.

    Sipas burimeve, iPhone 16 nuk është ende gati, por Apple Intelligence dhe hyrja e kompanisë në garën e armatimeve të inteligjencës artificiale ka si qëllim të jetë pjesa qendrore e lançimit kundrejt çdo ndryshimi të madh harduerik.

    Apple Intelligence do të jetë falas në fillim, por opsionet e abonimit mund të bëhen të disponueshme për ata që duan më shumë “kapacitete AI” në pajisjen e tyre.

    Një tjetër ndryshim do të jetë tek asistenti virtual Siri, i cili duhet të bëhet edhe më i zgjuar me iOS 18 falë Apple Intelligence dhe partneritetit OpenAI të kompanisë.

    Bateria e iPhone 16 Pro Max do të ndryshojë nga modelet e mëparshme.

    Ndërkaq, sipas specialistëve, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18.

    Kompania po finalizon një marrëveshje me OpenAI për iOS-in e ri këtë vit.

    Marrëveshja do të lejojë përdorimin e disa veçorive ChatGPT në sistemin operativ të iPhone.

    Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se cilat janë ato veçori.

    Por, thuhet se nga chatbot-i mund të përfitojnë disa aplikacione si Safari dhe Messages.

    Gjatë vitit 2024 Apple ka menduar të fuqizojë lidhjen me Inteligjecën Artificiale (AI)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!