Donald Trump, Izraeli, lamtumira e Alain Delon, lojërat paraolimpike dhe kuptimi i fjalëve ”dissing”, ”intersexual” dhe ”stop genocide” janë këto disa terma apo persona që kanë shënuar rritjen më të madhe të kërkimeve në Google 2024.
Mes personazheve më të kërkuar janë, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, Donald Trump i cili fitoi zgjedhjet amerikane dhe boksierja algjeriane interseksuale Imane Khelif.
Një vit kërkimesh në Google nxjerr në pah edhe disa çështje aktuale.
Pse Irani sulmon Izraelin, apo Izraeli që sulmon Libanin janë më të pyeturit në motorin e kërkimit.
Ndërsa në mesin e ”’çfarë do të thotë…?” në vend të parë është ”Të gjithë sytë nga Rafahu”, pastaj ”interseksual” dhe ”stop genocide”.
Ndër filmat më të kërkuar të vitit 2024 është ”Inside Out 2” dhe ”Baby Reindeer”.
Ndër kuriozitetet, përdoruesit pyetën se si të visheshin sa më bukur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.