×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Donald Trump zbulon se cilat pesë kriptovaluta do të jenë pjesë e rezervës strategjike, rritet menjëherë vlera e tyre

    Reporteri
    03 Mars 2025 | 12:55

    Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar emrat e pesë kriptomonedhave që do të përfshihen në rezervën e re kriptostrategjike të SHBA-së.

    Këto janë Bitcoin, Ethereum, XRP, Solana dhe Cardano. Vlerat e të pesë kriptomonedhave u rritën menjëherë pas njoftimit.

    Donald Trump dëshiron që SHBA të bëhet “kryeqyteti i kriptove të botës”. Siç njoftoi ai në rrjetin e tij social Truth të dielën, pesë monedha janë vendosur të përfshihen në rezervën e re strategjike të kriptove.

    Detajet rreth rezervës së re strategjike nuk dihen ende dhe më shumë informacion pritet të publikohet të premten, kur Trump do të presë Samitin e parë të Kriptove në Shtëpinë e Bardhë.

    Gjithashtu nuk është ende e qartë nëse do të kërkohet një akt i Kongresit për të krijuar rezervën.

    Vlerat e të pesë kriptomonedhave u rritën pas njoftimit të Trump, raportojnë BBC dhe Reuters.

    Vlera e tri kriptomonedhave kryesore u rrit deri në 62 përqind të dielën. Bitcoin, kriptomonedha më e madhe, u rrit 11 për qind, ndërsa Ethereum u rrit afërsisht 13 për qind.

    Trump nuk e fshehu entuziazmin e tij për kriptovalutat as gjatë fushatës presidenciale. Menjëherë pas marrjes së pushtetit në janar të këtij viti, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për krijimin e një grupi punues të ngarkuar me propozimin e ligjeve dhe rregulloreve të reja për kriptovalutat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!