Shefi i Twitterit, Elon Musk , ka bërë të ditur se do të bëhet kufizimi se sa cicërima mund të lexojnë përdoruesit e këtij rrjeti social.
Ai tha se kjo po bëhet në përpjekje për të dekurajuar, siç ka thënë ai, “nivelet ekstreme” të grumbullimit të të dhënave dhe manipulimit të sistemit, shkruan Aljazeera.
Musk fillimisht tha se llogaritë e verifikuara do të kufizohen në leximin e 6 mijë postimeve në ditë, ndërsa llogaritë e paverifikuara do të kufizohen në 600 postime në ditë.
“Llogaritë e reja të paverifikuara janë të kufizuara në 300 postime në ditë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Musk më vonë rriti kufizimin e përkohshëm të leximit në 10 mijë postime në ditë për përdoruesit e verifikuar, 1 mijë postime në ditë për llogaritë e paverifikuara dhe 500 postime në ditë për përdoruesit e rinj të paverifikuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.