Problemet me rrjetin social Facebook kanë vazhduar edhe ditën e sotme. Për gati një orë, përdoruesit u ankuan se nuk patën mundësi të qasen në të.
Tash qasja është rikthyer, ende ka përdorues që po ankohen se nuk po iu mundësohet të kyçen.
Deri më tani, nga Facebook nuk është lëshuar asnjë sqarim, derisa probleme në qasje pati edhe në rrjetin social Instagram.
Problemi në qasje për përdoruesit raportohet se filloi rreth orës 14:00.
Kujtojmë që edhe të martën ky rrjet social pati probleme të njëjta. Përdoruesit u ankuan se nuk po mund të kyçen në Facebook, Instagram e Whatsapp.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.