×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Facebook hyn në biznesin e operatorëve celularë

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 13:50

    Facebook bleu ditën e Mërkure 9.99% të aksioneve të Jio Platforms, gjiganti Indian i telekomunikacionit në pronësi të miliarderit Indian Mukesh Ambani.


    Jio është një filial i Reliance Industries dhe ka pushtuar thuajse të gjithë tregun e telekomunikacionit në Indi me çmime agresive.

    Në shkëmbim të 5.77 miliardë dollarëve, Facebook fiton një karrige në bordin e Jio. Operatori celular në fjalë filloi të ofronte shërbime 4G në 2015-ën përmes një kombinimi çmimesh të ulëta dhe blerjes së spektra frekuencorë.

    Por dominimi i Jio kishte një kosto. Kompania ndërtoi një borxh prej 5 miliardë dollarësh.

    Por nuk është thjeshtë një operator celular sepse ofron internet në shtëpi, Wi-Fi, big data, cloud dhe IA. Interesi i Facebook është të zgjerojë platformën e rrjetit social dhe India ka qenë gjithnjë prioritet i Facebook. /PCWorld Albanian

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!