Facebook, ka përdorur një rrjet tjetër social për të informuar përdoruesit e tij, të cilët mund të kenë pasur probleme me llogarit e tyre në Facebook. Bëhet fjalë për Twitter-in.
Përmes një cicërime, Facebook ka njoftuar për telashet që ka me llogaritë e përdoruesve të saj, dhe ka thënë se janë duke i rregulluar ato.
“Jemi të vetëdijshëm që disa njerëz janë duke pasur problem me qasjen në llogarit e tyre në Facebook. Jemi duke punuar që ta zgjidhim problemin sa më shpejt që është e mundur” është ky teksti i shpërndarë në Twitter, transmeton Reporteri.net.
Përveç Facebook-ut, probleme ka pasur edhe rrjeti tjetër social Instagram. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.