Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, i është vënë pas Zoom-it, platformës për video-konferenca.
Facebook ka prezantuar tani Messenger Rooms, platformën për video-thirrje e cila mundëson që deri në 50 përdorues të fillojnë bisedën virtuale me kohë të pakufizuar, shkruan “Digital Trends”.
Sipas kreut të këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg, Messenger Rooms mundëson të ftoni kë të doni, madje edhe ata që nuk kanë një llogari të Facebook-ut.
Rooms (“dhomat”) mund të qëndrojnë të hapura në grupe specifike apo në rrethin shoqëror, si dhe ua mundëson përdoruesve hyrjen dhe daljen kur të dëshirojnë.
Zuckerberg, po ashtu, ka thënë se veçoria e re në krye të ballinës së kësaj platforme të re do të shfaqen të gjitha dhomat aktive.
“Mund të hyni kur të doni apo edhe miqtë tuaj mund të hyjnë në dhomën tuaj në çdo kohë”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.