Ekspertët e sigurisë kanë thënë se pronarët rusë të FaceApp nuk kanë qasje në galerinë tuaj të fotografive, por megjithatë ‘mund të ruajnë’ imazhin që e keni modifikuar.
Ekspertët kibernetikë të Check Point dhe disa skuadra të tjera hulumtuese kanë bërë një kontroll mbi aplikacionin dhe kanë deklaruar se nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë dëshmi se ata po vjedhin të dhënat e përdoruesve, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
FaceApp gjithashtu adresoi shqetësimet e privatësisë duke thënë se arsyeja kryesore për ruajtjen e fotos së ngarkuar është për të matur ‘performancën dhe trafikun’.
Në deklaratë, ata thanë se ndërsa ekipi kryesor i aplikacionit është vendosur në Rusi, të dhënat e përdoruesve nuk transferohen në Rusi.
Deklarata e tyre vjen pasi në publik u shfaq frika se ky aplikacion cenon privatësinë e përdoruesve. Madje u kërkua edhe ndërhyrja e FBI-së. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.